Goxhaj firmos kontratën e jetës

Futboll

Goxhaj firmos kontratën e jetës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:43
Goxhaj firmos kontratën e jetës

Një penallti e humbur në ndeshjen e shumëpërfolur të Kupës me Tiranën shërbeu si shkak që Jurgen Goxhaj të largohej nga Bylisi. Vendimet e marra në të nxehtë nuk janë asnjëherë të mira, të paktën për njërën palë, në këtë rast Bylisin, pasi në krahun tjetër, për mbrojtësin lënia e lirë nga ballshiotët rezultoi kontrata e jetës deri në këto momente.

Goxhaj nisi aventurën e tij europiane, duke firmosur në Azerbajxhan me Gabalën, ndërsa Bylisi la të lirë një futbollist me vlera. Marrëveshja e arritur me klubin është njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një tjetër vit dhe një një vlerë prej 100 mijë eurosh.

Mbi të gjitha një skuadër serioze, që në Shqipëri ka gjetur gjithmonë një treg cilësor, teksa aty kanë luajtur më parë dhe Sabiel Lilaj dhe James Adeniy.

Për Goxhaj tanimë do të jetë basti i jetës, për të provuar se mund të bëjë përpara dhe në futbollin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat