Llapi ka prezantuar edhe dy transferimet e radhës

Futboll

Llapi ka prezantuar edhe dy transferimet e radhës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:54
Llapi ka prezantuar edhe dy transferimet e radhës

Llapi ka prezantuar edhe dy transferimet e radhës në afatin kalimtar, ku po fokusohet kryesisht në futbollistë të rinj.

Nën fanellën bardhekaltër kanë pozuar Engjëll Hoti dhe Ardit Peposhi.

“Ishte dëshira ime për një aventurë tjetër në Kosovë dhe zgjodha pikërisht Llapin përshkak se gjatë negociatave, drejtuesit e klubit ishin shumë serioz dhe korrekt”, deklaroi Hoti.

“Kisha edhe oferta tjera por vendosa për Llapin pasi fjalët e trajnerit më bindën për të nënshkruar dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur për t’i treguar aftësitë e mia. Pres të kem një sezon të mirë dhe t’i ndihmoj klubit drejt objektivave që ka”.

“Na pret shumë punë dhe përkushtim, andaj që nga dita e parë që jam këtu do ta jap më të mirën për klubin, tifozët dhe qytetin që jeton me futbollin. Na priftë e mbara shokë, unë jam gati”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat