Argjentinasi kishte lënduar meniskun

Futboll

Argjentinasi kishte lënduar meniskun

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:05
Aguero

Ylli argjentinas Sergio Aguero nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për Manchester Cityn në pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve.

Klubi anglez ka udhëtuar drejt Lisbonës për çerekfinalen ndaj Lyonit, derisa është vetëm tri fitore larg triumfit në Ligën e Kampionëve, synim ky prej kohësh i ekipit të Pep Guardiolas.

Por Aguero nuk do të mundë t’i ndihmojë Manchester Cityt në fazën e fundit të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

Argjentinasi kishte lënduar meniskun e gjurit të majtë në qershor.

Ai kishte shpresuar që të jetë i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por tashmë e ka pranuar se nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat