Dy klube interesohen për Sadikun

Futboll

Dy klube interesohen për Sadikun

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:08
Dy klube interesohen për Sadikun

Armando Sadiku është rikthyer në formën e tij ideale. Pavarësisht dëmtimit të rëndë, sulmuesi i Kombëtares gjeti forcat që në një sezon të vështirë dhe të çuditshëm prej pandemisë të realizojë 13 gola në Ligën e Dytë Spanjolle.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares për paraqitjet që ka bërë në sezonin që lamë pas. “Pogon Pogon dhe Aris janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim zyrtar për shërbimet e tij.

Me 13 golat e shënuar, Sadiku ka rikthyer vlerën e tij maksimale për t’ia shpërblyer Levantes pagesën prej 1 milion eurosh te Legia e Varshavës.

Sadiku ka edhe një vit kontratë dhe Levanten, që mund të përfitojë prej formës së tij vlerën maksimale”, ka shkruar ndër të tjera prestigjiozja spanjolle. Për bomberin kuqezi pritet një merkato interesante për të mësuar të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat