Sturridge: Ne kemi opsione përreth botës

Futboll

Sturridge: Ne kemi opsione përreth botës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:10
Sturridge; Ne kemi opsione përreth botës

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka shprehur dëshirën e tij për t;u rikthyer në Premierligë.

Ish-reprezentuesi anglez ka mbetur pa ekip që prej largimit nga klubi turk, Trabzonspor, në mars pas suspendimit prej katër muajsh nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të thyerjes së rregullave në lidhje me bastet.

Por, Sturridge, ka vazhduar me stërvitje në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe thotë se është gati për kapitullin e ri në karrierën e tij.

“Ne kemi opsione përreth botës, por unë jam një lojtar anglez dhe gjithmonë më ka pëlqyer të luaj në Premierligë”, u shpreh Sturridge.

“Besoj që kam shumë për t’i dhënë Premierligës dhe do të thosha që është zgjedhja ime e parë. Ndjej që kam disa punë të pakryera, kështu që do të doja të kthehesha dhe të luaja aty”, shtoi ai për “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat