Bilali nënshkroi për FC Academia Clinceni

Futboll

Bilali nënshkroi për FC Academia Clinceni

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:21
Bilali nënshkroi për FC Academia Clinceni

Futbollisti i njohur shqiptar, Amir Bilali, është lojtar i ri i skuadrës FC Academia Clinceni nga Rumania.

26-vjecari Bilalli me skuadrën e superligës rumune ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Prezantimi i Bilalit te klubi i ri do të bëhet nesër në prani të drejtorit sportiv Sorin Parancea, ish kapiten i Steaua nga Bukureshti.

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari transferohet në kampionatin rumun, pas një viti që kaloi te Partizani i Tiranës.

Sezoni i ri në ligën e parë të kampionatit rumun do të fillojë me 24 gusht.

Bilali gjatë karrierës së tij ka luajtur për Celje, Shkupi, Rabotnicki, Partizani, Bylis dhe Teuta, ndërsa ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Lacios në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat