Lazio nuk dorëzohet për Muriqin

Futboll

Lazio nuk dorëzohet për Muriqin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:38
Lazio nuk dorëzohet për Muriqin

Lazio vazhdon të jetë tejet i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Klubi italian fillimisht kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh plus 3 milionë të tjera në formua bonuesh, por kjo ishte refuzuar nga klubi turk.

Sidoqoftë, Lazio vazhdon të jetë i përkushtuar për transferimin e Muriqit dhe është duke i vazhduar negociatat me Fenerbahcen.

Mediet italiane shkruajnë se tash oferta e re pritet të jetë rreh 20 milionë euro.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar 17 gola dhe 7 asistime në 36 ndeshje për Fenerbahcen gjatë edicionit të kaluar.

Kujtojmë se Fenerbahce kishte paguar vetëm 3.5 milionë euro për transferimin e Muriqit në verën e kaluar nga Rizespori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat