Teuta duhet të ruhet nga ekipi izraelit, Beitari si “mur”

Futboll

Teuta duhet të ruhet nga ekipi izraelit, Beitari si “mur”

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:53
Teuta duhet të ruhet nga ekipi izraelit, Beitari si “mur”

Duke parë ecurinë në sezonin e fundit të skuadrës së Beitar Jerusalemit, rivalëve të Teutës në Ligën e Europës, vihet re se lojtarët e sulmit të saj shënojnë pak.

Sulmuesi që ka shënuar më shumë gola sezonin 2019-2020 është Azulai, autor i 9 golave.

Ylli i skuadrës, sulmuesi nga Trinidad Tobago, Levi Samuel Garcia, ka shënuar vetëm 5 gola gjatë sezonit që shkoi. Po ashtu, edhe sulmuesit e tjerë kanë shënuar një numër të ulët golash.

Me sa kuptohet, izraelitët e kanë forcën te mbrojtja, ku luan edhe 38-vjeçari Tal Ben Haim, ish-lojtar i kombëtares së Izraelit. Beitari është një skuadër që bazohet te futbollistët vendës, ka pak të huaj në radhët e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat