Fitore si e Pirros

Futboll

Fitore si e Pirros

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:55
Fitore si e Pirros

Napoli humbi mundësinë për tu kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, pasi dështoi në ndeshjen e dytë përballë Barcelonës me shifrat 3-1.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të skuadrës së drejtuar nga Gatuzo për ta fituar ndeshjen, nuk arritën të dilnin triumfues nga Camp Nou. Italia do të shkojë në raundin 1/4 vetëm me Atalantën e cila ia arriti të mposhtë në të dyja ndeshjet Valencian.

Ndryshe nga Juventusi që e shkarkoi menjëherë trajnerin Sarrin si fajtor të eleminimit nga Champions League, Napoli vendosi të rinovojë me trajnerin italian. Forma e treguar në Seria A, si dhe fitimi i Kupës së Italisë i ka bindur drejtuesit e kësaj skuadre që t’i japin një mundësi Gatuzos të tregojë potencialin e plotë në krye të pankinës.

Gazeta italiane “SportItalia” raporton se midis klubit dhe ish mesfushorit të Milanit ka një marrëveshje të plotë mbi pagën, e cila pritet të jetë rreth 1.4 milionë euro plus bonuse. Kontrata e Gatuzos do të zgjatet deri në 2023, si dhe duke patur mundësinë për të transferuar lojtarët që i përshtaten skemës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat