David Healy befason me deklaratë për kampionin e Kosovës

Futboll

David Healy befason me deklaratë për kampionin e Kosovës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:42
David Healy befason me deklaratë për kampionin e Kosovës

Trajneri i skuadrës së Linfield, David Healy, ka folur për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes ndaj Dritës.

Ai ka theksuar që Drita është një kundërshtar i fortë, derisa vlerëson që gjilanasit kanë mundur ta fitojnë thellë takimin me Inter d’Escaldes.

“Drita ka një ekip shumë të mirë. E kemi parë ndeshjen e tyre të parë dhe kanë mundur ta fitojnë 3:1 apo 4:1”, deklaroi Healy.

“Ne do të përballemi me një skuadër të fortë. Megjithatë, futbollistët kanë bërë shumë mirë deri më tani”, shtoi ai.

Healy ka shtuar se ekipi i tij do të luajë fortë dhe do të ketë durim në fushë deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar.

Edhe kapiteni i skuadrës së Linfield, Jamie Mulgreë, e vlerëson pozitivisht Dritën.

Mulgreë ka deklaruar që Drita është një skuadër cilësore me shumë lojtarë të rrezikshëm, por ka theksuar që Linfield do të japë maksimumin për të shkuar tutje.

“Drita është një skuadër që e kemi parë duke luajtur, pra kemi informacione për ta”, deklaroi Mulgreë për faqen zyrtare.

“Është një skuadër që ka shumë lojtarë kërcënues, të cilët mund të jenë të rrezikshëm për ne, pra nuk do të jetë aspak e lehtë”.

“Megjithatë, ne jemi shumë të uritur dhe jemi optimistë që do të shkojmë tutje në Ligën e Kampionëve”, vazhdoi futbollisti.

Ndeshja mes Dritës dhe Linfield zhvillohet sot prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat