E paparë, lojtari i njohur nokauton e shqelmon gjyqtarin, mbetet i shtrirë...

Futboll

E paparë, lojtari i njohur nokauton e shqelmon gjyqtarin, mbetet i shtrirë...

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:47
E paparë, lojtari i njohur nokauton e shqelmon gjyqtarin, mbetet i shtrirë...

Ish-kapiteni i Kombëtares së Rusisë, Roman Shirokov, e ka bërë për spital gjyqtarin e ligës amatore, Nikita Danchenkon, të cilin e sulmoi gjatë një ndeshjeje.

Roman Shirokov ishte zemëruar që nuk i ishte akorduar një penallti gjatë një ndeshjeje në ligën amatore ruse, siç shihet në videon e mëposhtme.

Në këtë video shihet se si Shirokov më pas shkon drejt gjyqtarit Nikita Danchenko dhe dyshja shkëmbejnë fjala të ashpra me njëri-tjetrin në fushën e lojës.

Pasi Shirokov ndëshkohet me karton të kuq, ai e sulmon Danchenkon në fytyrë dhe e shkelmon atë kur rrëzohet, përderisa futbollistët e tjerë tentojnë ta ndalin ish-mesfushorin profesionist.

Mediumet ruse raportojnë se Danchenko i kishte thënë gjyqtarit para se ta ndëshkonte: “Nëse ma jep karton të kuq, do të ta tregoj qejfin”.

Si pasojë e kësaj, ish-ylli i Zenitit është suspenduar nga MatchTV, televizioni ku ai punonte si analist i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat