E konfirmon Juventusi! Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Futboll

E konfirmon Juventusi! Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:42
Cristiano Ronaldos

“Ishte një sezon shumë i gjatë, me një kampionat që zgjati gati 11 muaj. Një ndalesë e papritur, Covid-19, i pezulloi gjërat, por kur filluan përsëri ne fituam… përsëri. Midis të gjithë këtyre përbërësve, ekziston një element, që ka qenë i vazhdueshëm: golat e Cristiano Ronaldos.

Për dekada, askush nuk kishte arritur të shënojë 30 gola në një kampionat për Juventusin. Ronaldo, i cili e arriti këtë rekord historik, shpesh ishte vërtet vendimtar dhe thelbësor. Në disa ndeshje ishte i jashtëzakonshëm. E mbani mend kokën e tij mahnitëse kundër Sampdoria, në “Marassi”?

Për golat, klasin, gjakftohtësinë, udhëheqjen e tij dhe të qenit kampion absolut, Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i votuar nga tifozët e e Juventusit gjatë gjithë vitit. Prandaj, Cristiano merr çmimin “MVP of the Year”, mundësuar nga “eFootball PES2021”. Urime, kampion!”

Ky është njoftimi që bën faqja zyrtare e klubit bardhezi mesditën e sotme, duke bërë me dije se ylli portugez është shpallur më i miri te “Zonja e Vjetër” në sezonin e fundit, që sapo u mbyll. Një vlerësim mjaft domethënës i tifozëve bardhezinj, të cilët kanë votuar, një shprehje dashurie për CR7 që të vazhdojë në Torino, edhe pse zërat për ndonjë kalim të mundshëm të tij te PSG po shtohen dita-ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat