Monza, e papërmbajtshme: Siguron mesfushorin e Serisë A

Futboll

Monza, e papërmbajtshme: Siguron mesfushorin e Serisë A

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:54
Monza e Galliani

Monza e Galliani-t dhe Berlusconi-t vazhdon të jetë protagoniste në merkato dhe po përgatit një goditje nga Seria A, këtë herë për të përforcuar mesfushën. Sipas Sky, klubi do të një lojtar të Parma-s.

Nga Seria C te Seria B me ëndrëën e ngjitjes në Serinë A. Për të arritur lart, klubi i Silvio Berlusconi-t dhe Adriano Galliani-t parashikon të marrë në ekip lojtarë cilësorë.

Sky ka bërë të ditur se klubi ka arritur marrëveshjen për Antonino Barilla-s të Parma-s. Pas Machin, dy skuadra duket se do të mbyllin një tjetër marrëveshje në mesfushë.

Ish-lojtari i Trapani-t do të kthehet në Serinë B për të përforcuar Monza-n dhe për të ëndërruar një ngjitje të jashtëzakonshme në kategorinë kryesore të futbollit italian.

Mesfushori, në sezonin e fundit në Serinë A me Parma-n, ka luajtur 26 ndeshje, duke koleksionuar një gol dhe 3 asiste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat