Bayern e pranon: Presim ofertën e duhur për Alcantara!

Futboll

Bayern e pranon: Presim ofertën e duhur për Alcantara!

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:11
Thiago Alcantara

Intervistuar nga SportBild, drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge foli edhe për të ardhmen e Thiago Alcantara, objektiv tashmë i pranuar dhe nga Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp:

“Dihet që Thiago na ka kërkuar të provojë një aventurë të re.

Nëse një klub do të na paraqesë një ofertë të drejtë për transferimin e tij, do të mendojmë për të”.

Thiago e ka shprehur me kohë dëshirën për të ndryshuar ambjent pasi tashmë nuk është më pikë fikse në formacionin e Hansi Flick, por fakti është se Bayern kërkon jo më pak se 40 mln euro për kartonin e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat