Milan i ofron kontratë të re Calhanoglu

Futboll

Milan i ofron kontratë të re Calhanoglu

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:34
Hakan Calhanoglu

E ardhmja e Hakan Calhanoglu do të jetë te Milan.

Calciomercato bën të ditur se Milan do t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit turk.

Rossonerët janë të kënaqur me paraqitjet e 26 vjeçarit, dhe duan ta mbajnë në skuadër deri në paku në vitin 2024.

Kontrata aktuale e Calhanoglu me Milanin përfundon vitin tjetër.

Reprezentuesi turk ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 38 ndeshje për Milanin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat