Rregullat e shtetit të Zvicrës për COVID-19 e penalizojnë FC Dritën, në pritje të vendimit të UEFA-s

Futboll

Rregullat e shtetit të Zvicrës për COVID-19 e penalizojnë FC Dritën, në pritje të vendimit të UEFA-s

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:39
Drita

UEFA përmes një njoftimi sot ka konfirmuar pezullimin e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Linfield, e vlefshme për finalen e fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

UEFA ka pezulluar ndeshjen për arsye se futbollisti i Dritës, Hamdi Namani, ka rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19, gjë e cila ka sjellë karantinimin e skuadrës nga autoritetet vendore, sipas ligjeve të Zvicrës.

Janë rregullat e shtetit të Zvicrës ato që pritet ta sjellin një vendim të nxehtë në tavolinën e UEFA-s.

Kjo pasi protokollet e publikuara nga UEFA për ndeshjet në pandemi nuk përputhen me ato të shtetit zviceran dhe kjo ka bërë që autoritetet helvetike ta karantinojnë klubin kampion kosovar.

Kjo e konfirmon faktin që Dritës ndeshjen në tavolinë mund t’ua humbin rregullat e shtetit të Zvicrës, por UEFA si organizator i garës, duhet të gjejë një zgjidhje adekuate që ndeshja të zhvillohet konform rregullave të saja.

Sipas rregullores së UEFA-s, ndeshja mund të luhet pas tri ditësh, por vetëm nëse testet e reja dalin negative për Dritën, ku këta të fundit arrijnë të sigurojnë një numër të mjaftueshëm të futbollistëve (13, përfshirë një portier).

Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet të publikojë nesër vendimin për fatin e Dritës.

Dy skuadrat tjera të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të cilat kanë pasur futbollistë të infektuar, Atletico Madrid dhe Sevilla, do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre rregullisht pasi që ato luhen në Portugali dhe Gjermani, shtete me të cilat përputhen protokollet e UEFA-s. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat