Pronari i ri i Romës i beson trajnerit Fonseca - Bota Sot
Pronari i ri i Romës i beson trajnerit Fonseca

Futboll

Pronari i ri i Romës i beson trajnerit Fonseca

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:28
Dan Friedkin

Më datën 17 gusht pritet që Dan Friedkin të bëhet edhe zyrtarisht pronari i vetëm verdhekuqve të Romës, ashtu siç është parashikuar edhe në kontratën e blerjes së aksioneve të klubit nga ana e amerikanit tjetër James Pallotta.

Bosi i ri i skuadrës kryeqytetase ka nisur të mendojë që tani për emrat të cilëve do t’u besojë drejtimin dhe menaxhimin e skuadrës, ndërsa mediat pranë verdhekuqve konfirmojnë se edhe për sezonin e ardhshëm trajner do të jetë Paulo Fonseca.

Ky i fundit aktualisht është më pushime në Ukrainë, por te Roma i kanë konfirmuar vullnetin për të vijuar punën e nisur së bashku dhe më 25 gusht pritet të rikthehet në Itali për të çuar para planet e bëra me drejtuesit e klubit.

Tekniku portugez gëzon besimin e Friedkin, që nga ana tjetër e ka të qartë se koha nuk premton për ndryshime rrënjësore, ndaj ka vendosur t’i japë një tjetër shans Fonsecës që të tregojë aftësitë e tij te Roma.

I ardhur në kryeqytetin italian verën e kaluar, trajneri portugez alternoi paraqitje mjaft bindëse me të tjera zhgënjyese, por te Roma janë të bindur që nëse i ndërtojnë një skuadër sipas pritshmërive të tij, mund të shohin gjëra shumë më të mira në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat