Ballkani shembull për të gjithë, me ekipin B

Futboll

Ballkani shembull për të gjithë, me ekipin B

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:47
Ballkani shembull për të gjithë, me ekipin B

Skuadra e futbollit Ballkani nga Theranda po dëshmohet gjithnjë e më e organizuar se skuadrat tjera. Drejtuesit e këtij klubit njoftojnë se do të startojnë edhe me ekipin B.

Kryetari i klubit Arsim Kabashi po bën një punë të madhe. Ai po i realizon një nga një projektet e tija.

Ballkani po bëhet një model i ri për klubet tjera në vendin tonë.

Një shembull që duhet ndjekur gjithsesi, sidomos klubet me renome.

"Nga edicioni 2020/2021 pritet që klubi jonë të filloj gara edhe me ekipin FC “Ballkani B”

Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga pankina rezerv, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtëpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirjes, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesen pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punen që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësin e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afer syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë. S’bashku na priftë e mbara", njoffton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat