Testi i alkoolit jo i rregullt

Futboll

Testi i alkoolit jo i rregullt

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:53
Testi i alkoolit jo i rregullt

Më 11 korrik të këtij viti mesfushori kroat i Interit, Marcelo Brozovic u ndalua nga Policia e Milanos, pasi kishte kaluar me semafor të kuq dhe më pas i ishte nënshtruar testit të alkoolit, ku kishte rezultuar se kishte konsumuar pak mbi masën e lejuar.

Masa e marrë ndaj kroatit ishte një gjobë dhe pezullim i lejes së drejtimit, ndërsa edhe klubi i Interit reagoi duke gjobitur Brozovic, për sjelljen e gabuar dhe shembullin aspak të denjë që kishte dhënë.

Megjithatë Brozovic apeloi vendimin dhe arriti të marrë sërish mbrapsht patentën e tij, pasi avokati i tij Danilo Buongiorno kishte arsyetuar se testi i alkoolit kishte treguar për një konsum shumë pak mbi normën dhe se duhej llogaritur edhe toleranca që parashikohet për shkak të gabimit të testit.

Tani mesfushori 27-vjeçar i Interit do të ketë sërish mundësi të shëtisë me makinën e tij nëpër rrugët e Milanos, ndërsa menjëherë pas datës 11 korrik, reagoi duke premtuar se nuk do të konsumojë më alkool, por vetëm ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat