Berisha lufton për ‘Këpucën e Artë’ në Australi

Futboll

Berisha lufton për ‘Këpucën e Artë’ në Australi

Nga: K.Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:22
Berisha lufton për ‘Këpucën e Artë’ në Australi

Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha, anëtar i skuadrës Western United, ka gjasa të mëdha që të jetë në krye të listës së shënuesve në kampionatin australian. 

Sulmuesi nga Kosova është i treti në listën e shënuesve me 18 gola. 

Futbollisti Jamie Maclaren (Melbourne City), prinë në listë me 20 gola, duke lënë pas vetes Adam Le Fondre (Sydney) 19 dhe Berishën me 18 gola etj.

Image

Lista e shënuesve

Berishja sot tregoi vlerat e tij duke shënuar dy gola për fitoren e Western United me rezultat 2:0 në konak të Perth Glory, në kuadër të javës së 24-të.

Dy gola e tij që ia shtojnë gjasat në luftë për epitetin e shënuesit më të mira. Me një fjalë, Berisha lufton për ‘Këpucën e Artë’ në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat