Djali i trajnerit pyet lopët: A do ta fitojmë Championsin?

Futboll

Djali i trajnerit pyet lopët: A do ta fitojmë Championsin?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:26
Djali i trajnerit pyet lopët: A do ta fitojmë Championsin?

Deklarata e Kike Setienit në prezantimin e tij te Barcelona bëri shumë bujë. Trajneri katalanas tha se ishte me lopë kur e telefonuan drejtuesit e Barcelonës.

Por lopët u bënë një temë e nxehtë në momentin kur skuadra nuk po ecte mirë dhe shumë analiza e paralelizonin trajnerin Setien me një bari lopësh dhe jo me një trajner për Barcelonën. Tani që duhen pak ditë nga sfida kundër Bajernit të Mynihut, djali i trajnerit ka sjellë sërish në vëmendje lopët.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një foto ku pyet lopët nëse Barcelona mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe tregon se ato i janë përgjigjur “po”.

Nuk dihet ende nëse kjo video është një ironi e djalit të trajnerit, apo e ka bërë për të tërhequr vëmendjen përpara sfidës. Fitorja ndaj Napolit e ka qetësuar disi kampin katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat