Në Napoli mbërrin oferta e radhës

Futboll

Në Napoli mbërrin oferta e radhës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:13
Në Napoli mbërrin oferta e radhës

Kalidou Koulibaly mbetet një objektiv për Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Pas transferimit të Nathan Ake, skuadra që mbylli sezonin e vendin e dytë në Premierligë, po kërkon një tjetër mbrojtës.

Në Itali raportohet se Manchester City i ka ofruar Napolit 63 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin nga Senegali.

Thuhet se Napoli po kërkon të paktën 70 milionë euro.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku do të mësohet edhe fati i 29 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat