Ibrahimi: Arbëria nuk ka synim vetëm të jetë në Superligë

Futboll

Ibrahimi: Arbëria nuk ka synim vetëm të jetë në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:47
Labinot Ibrahimi

Me skuadrën e re ka synime të mëdha. Është mbrojtësi më i mirë në Kosovë, Labinot Ibrahimi, që pas disa viteve të suksesshme në Partizan të Tiranës, u rikthye në FC Prishtina dhe tani ka firmosur me Arbërinë nga Dobraja e Madhe e Lypjanit. 

Anëtari i elitës së futbollit të Kosovës, Arbëria, do të jetë shumë më e sigurt në mbrojtje me Ibrahimin, i cili ka përvojë të madhe qoftë në Kampionatin e Shqipërisë qoftë edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

Ibrahimi tregon arsyet përse vendosi t’i bashkohet Arbërisë, një skuadër që ka sjell disa përforcime cilësore dhe po ashtu kryetrajner ish futbollistin e mirënjohur Arbnor Morinën. 

Image

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që e zgjodhët Arbërinë dhe a mendoni se do të jeni një skuadër edhe për më lartë se në mesin e tabelës?
Labinot Ibrahimi:
Pse zgjodha Arbërinë? Ishte shumë e qartë, pasi ky klub ka një projekt afatgjatë dhe me kushtet që më ofruan nuk kisha si ta refuzoj por edhe të isha sa më afër familjes. 
Arbëria nuk ka synim vetëm sa për të hyrë Superligë por për të qëndruar në Superligë pse jo do të synojmë vendet e para.

“Bota sot”: Si e sheh futbollin në Kosovë në përgjithësi?
Labinot Ibrahimi:
Të them të drejtën, nuk është në atë nivelin sa duhet, ndoshta kjo edhe për faktin edhe infrastruktura nuk është nëpër stadiume aq sa duhet, ndoshta edhe kjo e pengon këtë gjë. Futbolli i Kosovës dalëngadalë po e merr bukurinë e  vet por akoma duhet punë.

“Bota sot”: Arbëria me shumë përforcime, a do të jetë në garë për titull?
Labinot Ibrahimi:
Po, e vërtetë është që ka bërë përforcime por edhe përforcimet i duhet pak kohë që të ambientohen por Arbëria nuk ka synim vetëm të jetë në Superligë por i ka objektivat e qarta: Vendet e para, ndërsa për titull ka kohë kur të flasim.

“Bota sot”: A dallon me cilësi futbolli shqiptar nga ai Kosovës?
Labinot Ibrahimi:
E thash që futbolli është dalëngadalë duke e marr atë formën edhe bukurinë e vet. Shpresoj të rritet sa më shpejtë si në cilësi po ashtu edhe fushat e shumë gjëra tjera. Normalisht që dallon por jo aq shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat