Me sytë nga Anglia

Futboll

Me sytë nga Anglia

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:53
Said Benrahma

Milani raportohet se është futur në garë për të transferuar anësorin e Brentford, Said Benrahma, këtë verë. Algjeriani grumbulloi 17 gola dhe nëntë asiste në 43 paraqitje për Brentford gjatë sezonit të kaluar.

E përditshmja britanike “Daily Express” bën të ditur se klubi anglez ka vendosur një çmim prej 28 milionë eurosh për sulmuesin 25-vjeçar. Në këtë çështje kuqezinjtë kanë si aleat Ismael Benaser, shok skuadre i Benrahmas në kombëtaren e Algjerisë, kampione e Afrikës në fuqi.

Megjithëse mëngjarash, ky futbollist është në gjendje të luajë në të dyja korsitë, duke qenë një alternativë e vlefshme për çdo nevojë të Stefano Piolit në krahët e sulmit.

Kujtojmë që interesim për sulmuesin 25-vjeçar kanë edhe shumë klube të mëdha nga kampionati anglez, me në krye Çelsin dhe Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat