Pirlo: Nëse Dybala sikletoset duke qenë numri 2, mbase nuk është inteligjent…

Futboll

Pirlo: Nëse Dybala sikletoset duke qenë numri 2, mbase nuk është inteligjent…

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:47
Paulo Dybala

Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit, do të ritakohet me Paulo Dybala. Me argjentinasin, përveç të tjerash, ai nuk e ndau dhomën e zhveshjes bardhezi për një fije… Pirlo u largua nga “Zonja e Vjetër” në verën e vitit 2015, ndërsa Dybala nënshkroi kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër” po atë kohë.

Rreth një vit më parë, kur Pirlo, në emër të “Sky Sport” po fliste për Paulo Dybala, nuk ishte gojëmbël me “Joya”. Siç e rikujton “La Repubblica”, në të vërtetë këto ishin fjalët që Pirlo përdori, kur komentoi “shurdhërinë” e Dybala pas ardhjes së Ronaldos: “Këtë vit Dybala duhet të mendojë më shumë për t’u mbrojtur. Cristiano është Cristiano. Vitin e kaluar Dybala ishte numri një te Juventusi, por këtë vit ka Ronaldon.

Nëse diçka e tillë do të peshojë mbi atë, kjo do të thotë që nuk është inteligjent. Dybala është zhvlerësuar, por jo për shkak të Juventusit. Unë mendoj se ishte diçka psikologjike. Kur sheh një kampion si Ronaldo që vjen, cilido dëshiron të luajë me një lojtar si ai. Në vend të kësaj, Dybala ka pasur një rënie psikologjike. Ai është te Juventusi, jo në një skuadër mesatare”.

Fjalë mjaft të forta, të thëna nga një njeri shumë i qetë si Pirlo. Tani do të ketë detyrën ta bëjë Dybala të performojë sa më mirë, në rolin e trajnerit të tij. Argjentinasi vjen nga një sezon i shkëlqyer individual me Maurizio Sarri, i cili mbase më mirë se trajnerët e tjerë deri tani ka lexuar si duhet karakteristikat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat