E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses - Bota Sot
E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses

Futboll

E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:08
E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses

E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses. Ja sa do mungojë mbrojtësi.

Juventus lajmëroi sot se Matijas De Ligt do qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj pas operacionit në shpatull. Hollandezi e dëmtoi shpatullën që në 2019, dhe ka luajtur i dëmtuar me Juventusin duke e përkeqësuar gjendjen e shpatullës.

De Ligt priti fundin e sezonit për të kryer operacionin në shpatull. Në deklaratën e Juventusit konfirmohet se operacioni ka kaluar me sukses dhe lojtari do mungojë për rreth tre muaj.

Kjo do të thotë që De Ligt nuk do mundet të luajë nën drejtimin e trajnerit të ri, Pirlos deri në mesin e muajit nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat