Vazhdon drama e Dritës, shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër - Bota Sot
Vazhdon drama e Dritës, shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër

Futboll

Vazhdon drama e Dritës, shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:21
Shtyhet vendimi, kalon ne nje instancë tjeter

Skuadra e futbollit Drita njofton se u shty vendimi nga UEFA.

"Shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër!

Ka perfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor për rastin e ndeshjes së anuluar të klubit tonë me ekipin e LINFILD FC.

Komisioni i diciplinës në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancen e Apelit te UEFA-së.

Në vendim thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t'ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t'i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Data e vendimit nga organet e Apelit te Uefa-së nuk eshte bere e ditur!", shkruan te faqja e KF Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat