Setien publikon listën e lojtarëve të Barcelonës

Futboll

Setien publikon listën e lojtarëve të Barcelonës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:25
Setien publikon listën e lojtarëve të Barcelonës

Barcelona fluturoi për në Lisbonë, ku do zhvillohet Finalja 8 e Ligës së Kampionëve, e cila fillon sonte me Atalanta-PSG. Barça do të përballet me Bayern Munich të premten në mbrëmje datë 9 gusht, në një finale të parakohshme.

Trajneri Quique Setién ka grumbulluar për këtë edicion 26 lojtarë. Dhe befasia e madhe, është emri i Ousmane Dembele, i cili mungonte për një kohë të gjatë te Barça, për shkak të një dëmtimi. Mungesat janë ato të Samuel Umtiti (dëmtuar) dhe Arturit, të transferuar te Juventus dhe që është larguar nga grupi .

Grupi i Barçës:

Portierët: Ter Stegen, Neto, Pena.

Mbrojtja: Semedo, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Junior Firpo, Araujo, Mingueza.

Mesfushorët: Rakitic, Busquets, Vidal, Sergi Roberto, De Jong, Riqui Puig, Reis, Jandro, Monchu.

Sulmues: Messi, Suarez, Griezmann, Dembele, Braithëwaite, De La Fuente, Fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat