Portland Timbers mposht Orlandon - Bota Sot
Portland Timbers mposht Orlandon

Futboll

Portland Timbers mposht Orlandon

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:02
Portland Timbers mposht Orlandon

Ekipi Portland Timbers fitoi turneun “MLS is Back”, teksa mundi në finale Orlando City-n me rezultatin 2-1. Një mini kampionat në version të shkurtuar, i konceptuar pikërisht në këtë mënyrë nga drejtuesit e Ligës së Amerikës së Veriut, për t’iu ardhur në ndihmë skuadrave të ndryshme në Major League Soccer, për t’u përshtatur sa më mirë me periudhën e vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Një aktivitet që filloi me vetëm 24 skuadra, pasi dy ekipe si Dallas dhe Nashville u tërhoqën pak përpara se të startonte turneu, ngaqë shumë lojtarë të këtyre skuadrave u prekën nga një valë e madhe infektimi me virusin COVID-19. Gjithçka nisi në Florida, në Bay Lake me ndeshjet në fazën e grupeve, në Kompleksin gjigant prej 79 hektarësh ESPN Wide World of Sports, pranë Qytetit të Orlandos, pa praninë e spektatorëve, për të vijuar më pas me ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë.

Në fund të drejtën për të luajtur finalen e madhe e fituan pikërisht futbollistët e ekipit nga Oregoni, Portland Timbers si dhe lojtarët e skuadrës vendase Orlando City.

Ekipi i drejtuar nga trajneri venezuelan Giovanni Savarese kaloi në epërsi pa u mbushur as gjysmë ore lojë. Argjentinasi Diego Valeri krosoi në shtyllën e dytë ku mbrojtësi nga Republika Demokratike e Kongos Larrys Mabiala shënoi me kokë, duke mposhtur portierin e përfaqësueses peruane Pedro Gallese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat