Habit mbrojtësi ukrainas

Futboll

Habit mbrojtësi ukrainas

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:22
Habit mbrojtësi ukrainas

Mbrojtësi ukrainas, Valeri Bondar pretendon se Shaktjor Donetsk mund të mposhtë këdo në Europa Ligë, por pret një ndeshje të vështirë ndaj Interit. 21 vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë në Europë ku ndihmoi Shaktjorin të fitonte 4-1 kundër Bazelit, dhe tashmë do përballen me Interin në gjysëmfinale.

“Ishte një debutim ëndrrash për mua”, u shpreh Bondor për uebsajtin e UEFA-s “UEFA.com”.

“Kam pritur gjatë për këtë mundësi dhe jam stërvitur shumë. Tani ne përballemi ndaj Interit dhe do jetë një ndeshje e vëshitrë, por ne jemi Shaktjor dhe ne mund të mposhtim çdo skuadër këtu. Tani ne do rikuperohemi dhe do përgatitemi për kundërshtarët tanë.

Ne do i studiojmë ndeshjet e tyre. Një ndeshje mjaft e vështirë na pret”, përfundoi Bondar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat