Gjilani konfirmon për testin, ja sa dolën me Covid 19

Futboll

Gjilani konfirmon për testin, ja sa dolën me Covid 19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:37
Gjilani konfimon për testin, ja sa dolën me Covid 19

Skuadra e Gjilanit konfirmon lajmin për një futbollist që rezultoi pozitiv.

"Sport Club Gjilani" informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.

Sport Club "Gjilani" falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat