Trajneri në Slloveni kritikon Kosovën: I shoh transparentet UEFA mafia, më vjen turp, turp... 

Futboll

Trajneri në Slloveni kritikon Kosovën: I shoh transparentet UEFA mafia, më vjen turp, turp... 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:07
Trajneri në Slloveni kritikon Kosovën: I shoh transparentet UEFA mafia, më vjen turp, turp... 

Zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës, sidomos infektimi me koronavirus te dy futbollistëve të kampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilani, e ka shqetësuar shumë Nebih Zenelin, trajnerin shqiptar nga Kosova që jeton e vepron në Slloveni. 

Ai është kritikë me mënyrën se si funksionojnë klubet e Kosovës.
”Ekipet tona, pikësëpari duhet të kenë një vizion të qartë brenda klubit, ti kanë njerëzit që kanë përvojën, kanë përvojën se si çka duhet, të janë të organizuar prej kryetarit të klubit e deri të gjithë personave tjerë, që i kanë detyrat e caktuar në Klub dhe secili duhet të jap përgjegjësi, për atë që është bërë edhe për atë që nuk është bërë! 

Fatkeqësisht klubet tona shumë apo pak kanë improvizuar brenda klubit, sot për nesër..., e këto janë duke bë shumë dëm futbollit! Këtu është mendimi im, se edhe Federata pa marr parasysh, që e dimë që kemi pas probleme me infrastrukturë me strukturë, e shumë gjëra, por më nuk mundemi më me vazhduar në këto mënyra? 

Duhet një herë t’i themi të zezës e zezë, të bardhës e bardhë! Sepse po shohim çdo vit po kemi probleme të ndryshëm!”, tha Zeneli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tej ka kritikuar edhe disa analistë: “Unë qysh moti e kam cek ne nuk mundemi të kopjojmë as Arsenalin, Bayernin, e ku di unë sepse në shumë herë flasim për ekip që kanë gjithë gjërat, pra nga A deri në Zh, të rregullimi i hierarkisë në Klub, se kush dhe për çka është i detyruar?! 

Po dëgjoi çdo ditë nëpër emisione të ndryshëm, analiza të ndryshme.  Analist të futbollit, pa ja mohu as kujt diturinë,  dëshirën por nuk kemi njeri që kanë kalu përvojën në mënyra praktike që ballafaqohen me probleme terren dhe kanë një eksperiencë? 

Por për fat të keq te ne sot kemi analist të cilët asnjë ditë nuk ka udhëheq ndeshje në fushë mu ul në bankë dhe me dirigju një ekip dhe të flet nga përvoja e tyre, nuk e kam fjalën për disa, që e dimë kanë dhënë futbollit shumë në Kosovë. Por janë lënë anash dhe për derisa disa njerëzve me çfarë merita ju jepet rasti,  të flasin për futbollin dhe t’i analizojnë gjërat. 

Unë këtë nga përvoja ime shumëvjeçare nuk kam pa ende! Në një shtet evropian që jetoj dhe veproj më shume vite dhe jam i kyqur mu në këtë lami futbolli dhe si trajner i disa ekipeve, gjeneratave të ndryshme, unë nuk kam vërejt as pa si te ne.  Edhe pse tani dëshpërohemi?”.

Ai është i habitur që disa tifozë e kanë quajtur UEFA-në mafi.

“Pse na ka dikush tjetër faj? Pse fajësojmë tjerët?  Pse ende nuk jemi serioz në këto punë sepse tash dalëngadalë do të ballafaqohemi me rregullat të cilat i ka shtëpia më e madhe e futbollit UEFA a FIFA! Askush dhe askënd nuk mund ta akuzojmë për gjërat që sot jemi duke pësuar! 

Dhe me vjen keq që deri dje pa marr parasysh kemi prit me padurim pranimin në UEFA-në dhe FIFA-në, e shoh transparentet UEFA mafia,  më vjen turp, turp. 

Pikësëpari pa mohu vendin tim, që e du më shumti në botë, por ne nuk guxojmë të lejojmë vetin këtë luks, i bëj thirrej nga një vend ku i njoh gjërat mirë, që pikësëpari të fillojmë t’i pastrojmë gjërat para, pra pragun tonë e tani te akuzojmë të tjerët sepse nuk guxojmë ti akuzojmë tjerët aty ku zbatohet ligji dhe rregullat, edhe pse fatkeqësisht ne e dimë që janë të shkruara por... ? 

Edhe pse kishte me qenë ashtu për të gjithë njëjtë pa marr parasysh i lëmë ne ekipet tjera si Atletico e ku di unë, se sot futbolli edhe njëfarë mënyre po thonë se është bë biznes, e po për atë ndoshta na vyen edhe pak kohe të bëhemi si Atletico, e shumë gjëra tjera që sillen miliona. Besoj se ndryshe do të jemi të trajtuar...! 

Shumë gjëra duhet së pari të fillojnë nga Federata e Futbollit të ndryshojnë sepse Federata është pasqyra, e gjitha Klubeve, shkollave, lojtarëve të ndryshëm mosha të ndryshëm dhe çdo ditë përcjellim si nëpër media nëpër fusha e shumë gjëra, që me vjen keq, dhe nuk mundem ndryshe me thënë sepse s’po dua as ti pëlqej dikujt as të me urren dikush, por çka presin ata në karrierën e tyre. Fatkeqësisht po flas nga ky kënd, vij nga një federatë që ballafaqohemi edhe ne më shumë gjëra por i shoh se si ju qasen gjërave.

Në fund të fundit jam pjesë e një Federate ku  për disa vite ka qenë edhe kryetar, sot është Presidenti i UEFA-s. Besoj se sa ma shpejt disa njerëz që janë komepetent që të shohin realitetin se kështu nuk shkon, besoj se ngadalë do të vijmë dhe të kualiteti i punës dhe organizimi i punës nëpër Klube, nëpër Federata, e shumë gjëra do të vijnë në nivel ashtu siç i ka hije futbollit në Kosovë!”, përfundoi Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat