Cila është situata më e re me Kumbullën?

Futboll

Cila është situata më e re me Kumbullën?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:15
Cila është situata më e re me Kumbullën?

Është si një “luftë” mes Lazio dhe Verona për Marash Kumbullën. Klubi bardhekaltër ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin shqiptar prej 16.5 milionë euro, plus 3 ilionë euro bonuse, dhe kartonin e André Anderson.

Veronezët kërkojnë shumë më tepër, por për momentin Lotito dhe Tare nuk dëshirojnë të lëvizin asnjë centimetër nga ky pozicion.

Gjithçka mbetet e hapur, sipas “Il Messaggero”, palët po luajnë me nervat e njëra-tjetrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, gara për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës mbetet e nxehtë.

Interi, Juventusi dhe Lazio po e kërkojnë atë, teksa Hellas Verona ka vendosur çmimin për kartonin e shqiptarit, 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat