Rexhep Gaxholli - njeriu i sfidave, trajner i Gjeneratës së Republikës

Futboll

Rexhep Gaxholli - njeriu i sfidave, trajner i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:28
Rexhep Gaxholli - njeriu i sfidave, trajner i Gjeneratës së Republikës

Trajnerët kanë dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta, për të mbajtur gjallë futbollin dhe në anën tjetër i rezistuan regjimit kriminal serb (1991-1999).

Rexhep Gaxholli i takon Gjeneratës së Republikës.  Gaxholli ka qenë njeriu i sfidave, trajner në kohërat më të vështira!

Ndryshe ka qenë futbollist i Lirisë nga Prizreni në vitet e 80-ta  (prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Kosova), ish lojtar i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri (vitet e 80-ta), ndërsa në kohën e okupimit veprimtar dhe trajner, duke sfiduar pushtuesin serb.

Ai, së bashku me një armatë sportistësh treguan guxim, zhvilluan garat e Republikës së Kosovës, në fusha të vështira e të improvizuara.  Ish futbollisti, asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet e kuzhinës së Beogradit, por kishte vazhduar misionin e tij me mijëra sportistë, në shtetformimin e Kosovës.

Gaxholli është i lumtur që sot Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, me të gjitha sportet me sukses garojnë në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat