Martin Odegaard rikthehet të Real Madridi

Futboll

Martin Odegaard rikthehet të Real Madridi

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:36
Martin Odegaard

Real Sociedadi ka konfirmuar se Martin Odegaard është rikthyer te Real Madridi përpara sezonit të ardhshëm pas një huazimi të suksesshëm te klubi bask.

Ishte menduar që norvegjezi do të kalonte një sezon të dytë si huazim në klubin bask, përpara se të dilte këtë javë që trajneri i Realit, Zinedine Zidane kishte bërë një kërkesë të veçantë që ai të kthehej në kryeqytetin spanjoll këtë verë.

Thuhet se Zidane beson se ylli norvegjez është gati të përfshihet në skuadrën e parë të Los Blancos menjëherë dhe kthimi i tij ishte kërkesa e tij e parë e transferimeve.

Megjithë një marrëveshje të raportuar midis presidentëve të klubit Florentino Perez dhe Jokin Apperibay që marrëveshja e huazimit të Odegaard te Sociedad do të zgjaste për një sezon tjetër, kjo gjë nuk do të ndodhë tani.

Odegaard i ka thënë lamtumirën e tij klubit bask dhe madje ka thënë se Real Sociedadi dhe tifozët e tyre e bënë atë të ndjehej ‘si një nga lojtarët e tyre të rinj’.

“Golat e tij, loja e tij, karakteri i tij, përpjekja dhe përulësia e tij e kanë bërë Martinin të kujtohet me dashuri të jashtëzakonshme nga e gjithë familja Real Sociedad”, thuhet në njoftimin e baskëve.

Odegaard shënoi shtatë gola për Sociedadin sezonin e kaluar, me të ardhmen e tij që thuhej se lidhej me atë të Luka Modric në ekipin e parë në kryeqytetin spanjoll, me norvegjezin që pritet të jetë pasardhësi i kroatit në formacionin titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat