Allegri shihet si pasues i Tuchel nëse PSG eliminohet nga Atalanta

Futboll

Allegri shihet si pasues i Tuchel nëse PSG eliminohet nga Atalanta

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:10
Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel

Massimiliano Allegri është i preferuari për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Paris Saint-Germain nëse Thomas Tuchel humbet nga Atalanta dhe pushohet nga puna.

PSG do të luajë sonte (e mërkurë) me klubin italian në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

Tuchel është nën presion për këtë ndeshje e cila mund të jetë e fundit me kampionin francez.

Sipas Sky Sport Italia, Tuches mund të shkarkohet nëse nuk arrin në gjysmëfinale dhe ish-trajneri i Juventusit, Allegri shihet si zëvendësimi më i mundshëm.

Ka qenë një kohë e keqe për Tuchel, i cili së fundmi pësoi edhe një dëmtim në këmbë gjatë një seance stërvitore, kështu që gjatë lojës së sotme do të paraqite në paterica.

PSG ka fituar titullin Ligue 1, Coupe de France, Coupe de la Ligue dhe Superkupën franceze tashmë këtë sezon, megjithatë Tuchel ende mund të pushohet nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat