Asani kthehet te Partzani sërish! - Bota Sot
Asani kthehet te Partzani sërish!

Futboll

Asani kthehet te Partzani sërish!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:59
Asani kthehet te Partzani sërish!

Jasir Asani kthehet në shtëpi, ose më saktë, te Partizani, ku do të vihet nën urdhërat e Ilir Dajës, trajnerit të ri. Aventura e tij në Suedi te AIK, ku ishte huazuar me të drejtë blerje, ka përfunduar që tani, teksa vetë futbollisti ka zyrtarizuar këtë vendim të klubit të Stokholmit.

“Faleminderit për gjithçka. Unë kam dashur t’ju jap tifozëve dhe klubit shumë më tepër, por ndonjëherë gjërat në jetë nuk përputhen për shumë arsye të ndryshme.

Jam i nderuar dhe krenar që vesha 2 herë këtë fanellë këtë fanellë. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe shpresoj të shihemi përsëri në të ardhmen”, shkruan Jasir Asani.

Asani luajti 7 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe shënoi 2 gola me AIK, që nuk u bind ta mbante sulmuesin 25-vjeçar nag Shkupi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat