Intelektualët reagojnë përsëri, e quajnë prapë UEFAn mafi

Futboll

Intelektualët reagojnë përsëri, e quajnë prapë UEFAn mafi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:15
Intelektualët

Tifozët ultra të KF Dritës kanë reaguar përsëri sonte pasi UEFA vendosi që Linfeld të kalojë në fazën e parë të kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Drita e humbi këtë ndeshje me rezultat 3-0 derisa Apeli vendosi që kjo fitore ti jepet kampionit të Irlandës Veriore për shkak se autoritetet zvicerane kishin vendosur që skuadra e Dritës të jetë në karantinë për 10 ditë.

Kjo u bë duke u bazuar në një rregullore të UEFA-së të bërë para se të fillojnë këto gara  ku në pikën 2.1 shkruan se, nëse një ose më shumë lojtarë ose zyrtarë të një klubi dalin pozitivë për COVID-19 në testet e kërkuara nga UEFA, ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është caktuar, përveç nëse autoritet e njërit ose të dy klubeve të përfshira ose të vendit ku do të zhvillohet ndeshja (në rast vendit neutral), kërkon që një grup i madh lojtarësh ose e gjithë skuadra të futet në karantinë, siç ndodhi me Dritën në Zvicër.

Mirëpo as ky arsyetim dhe nën i bërë nga UEFA për pandeminë COVID-19 nuk i ka kënaqur ultrat e Deritës të cilët përsëri kanë reaguar dhe përsëri e kanë quajtur UEFA-në organizatë mafioze.

Përveç kësaj “Intelektualët” kanë akuzuar UEFAn edhe si një organizatë raciste, që përdor standarde të dyfishta dhe ka sistem mafioz.

Ky është reagimi plotë i tifozëve “Intelektualët”

Kur ne dje reaguam me këtë mesazh, rreth shtyrjes së pakuptimtë të ndeshjes

Drita-Linfild, u kritikuam e i pamë shumë opinione në mbrojtje të UEFAs, me preteksin se ne po e dëmtojmë imazhin e klubit në arenën evropiane!

Por, vetëm një ditë më vonë, qëndrimi ynë si grupim doli të jetë shumë i saktë. UEFA si në plotë raste tjera, edhe sot dëshmoi racizëm, dëshmoi standarde të dyfishta dhe sistem mafioz, që e ka karakterizuar gjithmonë. UEFA sot padrejtësisht i ndaloi rrugën klubit tonë të zemrës në Champions League, duke i dhënë në tavolinë fitoren ekipit kundërshtar. E gjitha ndodhi për vetëm dy lojtarë Bardhë e Kaltër pozitiv me Covid-19, gjersa kështu nuk u veprua në rastet me ekipet tjera.

Uefa është tmerri dhe e keqja më e madhe e futbollit. Ndërsa ne jemi gjithmonë në mbrojtje të Dritës tonë, të krenarisë tonë, me të cilën do jetojmë e do vdesim. Jemi krenar edhe tani, pasi skuadra jonë u rikthye në shtëpi me kokën lartë, u rikthye duke mbrojtur dinjitetshëm ngjyrat dhe qytetin. Do të jemi gjithmonë krenar e asnjëherë të turpëruar, me Dritën tonë të madhe dhe gjithmonë në mbrojtje e duke ngritur zërin ndaj gjitha padrejtësive e parregullsive që do i bëhen të vetmes dashuri që kemi!

Ne jemi lojtari i 12-të i Armatës tonë Bardhë e Kaltër. Sot, nesër, përgjithmonë…

• UEFA MAFIA •

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat