Pollozhani, ndihmëstrajner i Dajës te Partizani

Futboll

Pollozhani, ndihmëstrajner i Dajës te Partizani

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:57
Pollozhani, ndihmëstrajner i Dajës te Partizani

Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Të kuqtë kanë zbritur në terrenin e kompleksit “Pepa” në Elbasan, ku u bë dhe prezantimi i stafit të ri teknik me futbollistët. Kështu, trajneri Ilir Daja dhe ndihmësit e tij Pollozhani dhe Bozhiqi, patën kontaktet e para me lojartarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar.

Në ballafaqimin e stafit me futbollistët ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili deklaroi për “SuperSport” se synohet që Partizani i Dajës, para se të pretendojë për objektiva madhorë, duhet të tregojë se zhvillon një futboll të bukur.

Rama, i pyetur për largimin e Bruno Telushit, pranoi atë që e kishte pretenduar vetë lojtarë, pra që nuk ishte në planet e drejtuesve, por gjithashtu theksoi se edhe vlonjati nuk kishte dëshirë për të vijuar me të kuqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat