Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe, përjetë te PSG

Futboll

Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe, përjetë te PSG

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:14
Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe, përjetë te PSG

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, “në qiellin e shtatë” pas kualifikimit dramatik të skuadrës pariziene në gjysmëfinale të Championsit falë golave të Marquinhos dhe Choupo-Moting. Në fund të ndeshjes ndaj Atalantës, duke folur për mikrofonat e “RMC”, bosi i kampionëve të Francës u shpreh:

“Nuk ishte e lehtë për faktin që kampionatin e mbyllëm herët, por ne dhamë gjithçka që na nevojitej në fushën e lojës. Jam vërtet shumë krenar. Kjo është hera e parë që kemi arritur në gjysmëfinale që nga blerja e klubit në vitin 2011. Tani duhet të mendojmë vetëm për gjysmëfinalen. Jam krenar për lojtarët, stafin, për të gjithë. Është shumë e rëndësishme të ndryshojmë mentalitetin e lojtarëve, por edhe perceptimin e medieve në lidhje me aftësinë e PSG për të shkuar larg”.

Al-Khelaifi u përqendrua më pas te dy “xhevahirët” e skuadrës, të cilë bënë diferencën në fushë, duke u dërguar një sinjal të qartë të gjitha skuadrave, veçanërisht Real Madridit dhe Barcelonës.

“Neymar dhe Kylian janë mes lojtarëve më të mirë në botë, por ishte ekipi që luajti një lojë të shkëlqyeshme, edhe pse Ney ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Diçka ka ndryshuar në ekip gjatë muajve të fundit. Kylian dhe Neymar do të qëndrojnë këtu për pjesën tjetër të jetës së tyre futbollistike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat