Tifozët e PSG sulmojnë Icardi në Instagramin e Wanda Nara, i kujtojnë edhe Lukakun

Futboll

Tifozët e PSG sulmojnë Icardi në Instagramin e Wanda Nara, i kujtojnë edhe Lukakun

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:15
Icardi, Wanda Nara

Përmbysja e mrekullueshme e PSG-së ndaj Atalantës në tri minutat e fundit të kohës së rregullt i ekzaltoi pa masë parizienët. Sidoqoftë, një lojtar nuk doli fort i lumtur nga ndeshja: Mauro Icardi.

Nuk munguan as kritikat e tifozëve ndaj argjentinasit. Mbështetësit e paerizienëve shfrytëzuan një “tweet” të Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit, për të shigjetuar ish-kapitenin e Interit, që mori pjesë në fitoren e ekipit të tij për 79 minuta (u zëvendësua nga Choupo-Moting, i cili bëri mrekullinë me golin e dytë).

Gruaja e Icardi shkroi statusin “SEMIFINALISTS” në fund të takimit dhe mori më shumë se 200 komente e 1400 pëlqime në pak orë.

Shumë prej komentuesve  shfrynë kundër burrit të saj: “Cfarë loje të turpshme bëri Mauro”, “më pak Barbecues dhe më shumë futboll në fushën e lojës”, “cili ishte saktësisht kontributi juaj?”, “jo falë burrit tuaj”. Përveç këtyre komenteve tifozët i postuan edhe një përmbledhje fotografish të Choupo-Moting, heroit të ndeshjes, dhe Romelu Lukaku, një lojtar që ka bërë të harrohet argjentinasi tek Interi me golat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat