Tërbon italianët - Bota Sot
Tërbon italianët

Futboll

Tërbon italianët

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:35
Tërbon italianët

Raymond Domenech nuk e humbet asnjëherë mundësinë për të bërë armiq të rinj. Sidomos nëse janë italianë. Por mbi të gjitha, ai kurrë nuk e humbet mundësinë për ta mbajtur “të qepur” gojën. Këtë herë ai përdor rrjetet sociale për të sulmuar një trajner si Gasperini, i të aftë për ta çuar një skuadër modeste si Atalanta vetëm pak minuta larg gjysmëfinales së Championsit.

“Një bravo PSG-së dhe faleminderit Gasperinit për ndryshimet e tij në pjesën e fundit të ndeshjes. Legjenda që trajnerët italianë janë takticienë të shkëlqyer sa i përket kësaj ndeshjeje, mbetet një legjendë. Tuchel pati më shumë suksesshëm.”

Urrejtja e Domenechut ndaj futbollit italian nisi kohë më parë. Kur ai ishte trajner i Kombëtares Franceze U-21, u përplas me Cesare Maldinin, duke e akuzuar atë se praktikonte futboll të vjetër. Në finalen e Kupës së Botës 2006, ai u dallua për qëndrimet arrogante që inatosën Marcello Lippin. Gjithashtu arriti të fyente një njeri shumë të qetë si Claudio Ranierin, me një “cicërimë”, gjatë përvojës së trajnerit roman në Ligue 1, te Nantes, duke e tallur për futbollin e tij mbrojtës në humbjen 4-1 ndaj PSG-së. Tani ishte radha për të sulmuar Gasperinin.

Sidoqoftë, është e vështirë t’i seriozisht kritikat e një trajneri që ka pësuar poshtërimin më të keq të publikut në historinë e një kupe bote me rebelimin e të gjithë futbollistëve të Francës në Afrikë e Jugut 2010. Pa harruar atë episod të keq në “Usa ’94”, kur u arrestua sepse po përpiqej të shiste bileta për një ndeshje që duhej të ndiqte për Federatën Franceze të Futbollit. Domenech nuk është nga ata që duhet t’i peshojë fjala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat