Klubi spanjoll Almeria po përballet me të madhe me pandeminë e koronavirusit.
Klubi spanjoll së fundmi ka zbuluar se gjatë testimeve të fundit për koronavirus në skuadrën e tyre, një anëtar i stafit ka dalë pozitiv.
Po ashtu Almeria ka treguar se personi i infektuar ka shkuar në izolim kurse pjesa tjetër e skuadrës që ka pasur kontakt me të i është nënshtruar përsëri testimeve.
Së fundmi raste të reja me koronavirus ka pasur edhe te skuadra e Barcelonës e po ashtu edhe te Atletico Madridi.
Almeira aktualisht garon në Ligën e Dytë të Spanjës.