Barcelona – Bayern, takimi gjykohet nga “armiku” i Messit

Futboll

Barcelona – Bayern, takimi gjykohet nga “armiku” i Messit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:43
Barcelona – Bayern, takimi gjykohet nga “armiku” i Messit

Tashmë dihet emri i gjyqtarit të sfidës Barcelona – Bayern Munich. Për këtë ndeshje çerekfinale të Championsit, UEFA ka zgjedhur një nga gjyqtarët më të mirë në botë. Fjala është për Damir Skomina.

lloveni bëri drejtësi në finale e fundit të Ligës së Kampionëve, që u luajt vitin e kaluar në “Wanda Metropolitano” mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Në vitin 2017 gjykoi edhe finalen e garës së dytë të madhe kontinentale, atë të “Europa League”, midis Ajax dhe Manchester United.

Hera e fundit kur Skomina ka gjykuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve ishte më 2 tetor 2019, mes katalanasve dhe Interit në “Camp Nou”, që përfundoi me fitoren 2-1 për vendësit.

Ky gjyqtar e ka drejtuar pesë ndeshje në total Barçën deri më tani, me një rekord prej katër fitoresh dhe një humbjeje. Pikërisht në ndeshjen kundër Chelseat kemi parë një nga momentet kur Leo Messi ka qenë më i tensionuar.

Gjatë pjesës së parë, kamerat kapën episodin kur Leo i tha sllovenit që të mos sillej keq me të, meqë argjentinasi nuk e kishte respektuar kurrë dhe e konsideron “armik” të tij.

Skomina do të ndihmohet në VAR nga italianët Massimiliano Irrati dhe Marco Guida. Arbitri i katërt do të jetë portugezi Artur Dias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat