E prekën ëndrrën, por nuk e përqafuan dot

Futboll

E prekën ëndrrën, por nuk e përqafuan dot

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:08
E prekën ëndrrën, por nuk e përqafuan dot

E prekën ëndrrën, por nuk e përqafuan dot… Atalanta kthehet në Itali me zemrën e thyer, por me krenarinë e lartë! Ecuria e ekipit bergamask në vitin e parë në Champions është për t’u duartrokitur, kurdoherë, sidoherë…

Luca Percassi, CEO i Atalanta, flet për Sky Sport pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, në çerekfinalen, kundër Paris Saint-Germain: “Jemi krenarë për këta djem, për atë që kanë treguar këtë sezon që ishte me të vërtetë i veçantë. Sonte ishte një shfaqje në një kontekst të veçantë për ne. Padyshim që humbje si kjo lënë shumë keqardhje por në të njëjtën kohë duhet të jemi të lumtur sepse erdhi kundër një skuadre të jashtëzakonshme, me kampionë ndër talentet më të mirë të skenës së futbollit!”

“Për ne ka një kënaqësi të madhe në përfaqësimin e një qyteti. Djemtë kanë treguar përkushtim të plotë dhe sonte shkojmë në shtëpi me keqardhje por me vetëdijen se kemi bërë të lumtur një popull që nuk na ka ndjekur dot në stadium por e ka bërë nga shtëpia”.

Në fund, anekdota ose prapaskena me Neymar, që tha se “Atalanta është një skuadër që ka luajtur futboll të bukur dhe ka mahnitur të gjithë në Europë, duke qenë surpriza”.

Percassi rrëfen: “Jam fans i madh i fanelave dhe në fund të ndeshjes ia kërkova Neymar, sepse dikur tentuam ta blinim edhe ne (qesh)”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat