Lukaku mezi e pret finalen

Futboll

Lukaku mezi e pret finalen

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:38
Lukaku mezi e pret finalen

“Romelu Lukaku do të kërkojë të hakmerret kundër Manchester United”. Kështu mendon Dimitar Berbatov, i cili thotë se sulmuesi i Interit do të donte të përballej dhe t’i mposhte “Djajtë e Kuq” në Ligën e Europës. Pas dy vitesh zhgënjyese në “Old Trafford”, belgu u transferua për 74 milionë £ tek Interi, verën e kaluar, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, në “San Siro”.

Megjithë shënimin e 42 golave ​​në 96 ndeshje, Lukaku ishte subjekt i kritikave të mëdha gjatë kohës së tij me Manchester United. Ai u largua nga klubi pasi u vlerësua i tepërt për kërkesat e Ole Gunnar Solskjaer, por që prej asaj kohe ka rizbuluar formën më të mirë në Itali.

Lukaku ka shënuar 31 gola në 49 ndeshjet e para për zikaltrit. Goli i tij i fundit erdhi në fitoren 2-1 të çerekfinales së “Europa League” ndaj Bayer Leverkusen. Nëse të besuarit e Conte mposhtin Shakhtar Donetsk në gjysnmëfinale, ata mund të përballen me Manchester United në finale. Belgu, sipas Berbatov, do të përbënte një kërcënim të madh për klubin e tij të vjetër:

“Lukaku është një shqetësim për mua, ai ka shënuar shumë gola me Interin në këtë sezon. paraqitja e tij ka qenë e shkëlqyer. Gjithmonë më ka pëlqyer si lojtar. Ai është shumë i shpejtë dhe i fortë. Goli i tij të hënën ishte spektakolar. Ai është rreziku kryesor për këdo që luan kundër Interit. Një përballje me Manchester United në finalen e “Europa League”? Lukaku do të kishte rastin dhe urinë për t’u hakmarrë.

Interi, gjithashtu, ka Alexis Sanchez dhe Ashley Young, të cilët i njohin shumë mirë “Djajtë e Kuq”. Nëse përballen me Manchester United në finale, këta lojtarë do të dëshirojnë hakmarrje, për t’i treguar ish-klubit se ka gabuar me ta. Lukaku mori shumë kritika në Manchester, ndaj kishte të drejtë të largohej. Shikojeni tani, ai është fantastik me Interin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat