Malota: Nuk e braktisa në momentet më të vështira

Futboll

Malota: Nuk e braktisa në momentet më të vështira

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:41
Malota: Nuk e braktisa në momentet më të vështira

Renato Malota largohet nga Vllaznia pas dy sezonesh e gjysmë me fanellën kuqeblu. Mbrojtësi lezhjan njoftoi në profilin e tij zyrtar e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin shkodran, ku dha kontribut edhe në momentet me të vështira, kur skuadra luajti në Kategorinë e Parë.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë.

Ndihem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë këtë skuadër, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë. Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë Shkodër, për respektin që më ka dhënë, gjithashtu edhe administratorin Lici, që ka qenë korrekt dhe transparent me ne, lojtarët.

Në fund dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë, që më kanë bërë të ndihem si të isha djalë shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë dhe gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan Malota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat