Mban në ankth PSG-në - Bota Sot
Mban në ankth PSG-në

Futboll

Mban në ankth PSG-në

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:14
Mban në ankth PSG-në

Historia e dëmtimeve të PSG në Champions përbën dhimbje koke për Thomas Tuchel. Pasi nuk mundi të llogariste Di María dhe Verratti në çerekfinale, trajneri gjerman mund të humbasë Keylor Navas në gjysmëfinale, sipas informacioneve nga “L’Equipe”.

Ish-portieri i Real Madridit u dëmtua kundër Atalantës në kofshën e djathtë.

Edhe pse në fillim kostarikani vendosi të vazhdojë lojën, përfundimisht u zëvendësua nga Sergio Rico, i cili po synon të jetë titullar në raundin e parafundit të Ligës së Kampionëve.

Keylor Navas mund të mos jetë mungesa e vetme e kampionëve të Ligue 1 në gjysmëfinale. Verratti, i cili vazhdon me shqetësime në viç, mund të mos rikuperohet për ndeshjen e së martës. Portieri i PSG-së do t’iu nënshtrohet testeve të mëtejshme në orët e ardhshme, të cilat do të përcaktojnë kohën e rikuperimit nga dëmtimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat