Shtohet lista e gjatë e ekipeve që duan Sadikun

Futboll

Shtohet lista e gjatë e ekipeve që duan Sadikun

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:20
Shtohet lista e gjatë e ekipeve që duan Sadikun

Armando Sadikut i ka mbaruar huazimi te Malaga teksa rifitoi formën e tij më të mirë, duke arritur të shënojë 13 gola në portat kundërshtare, për t’i dhënë një ndihmë të konsiderueshme skuadrës që u aktivizua teksa mbijetoi në “Segunda Division”.

Tashmë sulmuesi është rikthyer te Levante, ekipi që i zotëron kartonin, por mbetet shumë i ndërgjegjshëm se do të shitet menjëherë dhe nuk është në planet e trajnerit për “La Liga”.

Interesime kanë ardhur nga shumë skuadra të tjera, për ta nisur nga Greqia, Polonia dhe në Spanjë. Së fundmi në garë është futur edhe Tenerife, që në sezonin e fundit ka përfunduar në mesin e tabelës dhe problemin më të madh e kishte gjetjen e golit, pra mungesën e një sulmuesi të mirfilltë.

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë nisur negociatat dhe Levante nuk ul asgjë më tepër, duke kërkuar që ta shesë Sadikun për 2.5 milionë euro. Për momentin kjo shifër duket mjaft e lartë dhe duhet pritur disa ditë, për të mbyllur “ankandin” rreth lojtarit të Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat