Sarri e dinte për shkarkimin 5 ditë përpara

Futboll

Sarri e dinte për shkarkimin 5 ditë përpara

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:59
Sarri e dinte për shkarkimin 5 ditë përpara

Luçiano Moxhi vazhdon të mendojë se Juventusi ka rrezikuar shumë duke punësuar Andre Pirlon.

Në një deklaratë në një emision radiofonik, 83-vjeçari ka thënë: “Kur thashë se Pirlo përbën rrezik, nuk doja ta kritikoja apo ta ofendoja. Është një trajner fillestar e do të ketë nevojë për mbështetjen e klubit. Ai ka ardhur te Juvja në një moment tranzicioni dhe ka shumë punë për të bërë, sepse me gjithë Ronaldon e Dibalën, Juvja ka sulmin e tretë më të mirë në Itali dhe mbrojtja është vetëm në vendin e pestë”.

Moxhi ka komentuar edhe shkarkimin e Sarrit. Ish-drejtuesi “akuzon” trajnerin se ishte në dijeni të gjithçkaje. “Sarri e dinte se do të shkarkohej që pesë ditë përpara se të dilte lajmi.

Klubi ishte treguar korrekt e duke gjykuar punën e ekipit në fazën mbrojtëse dhe sulmuese, vendosën që nuk kishte rrugë tjetër përveç shkarkimit të trajnerit”, përfundoi deklaratën e tij Moxhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat